Kurti në Ohër: Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje (VIDEO)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist për takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që pritet të fillojë më vonë në Ohër. Ai ka thënë se gjendet aty për bisedime për marrëveshje

“Jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti para takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër të Maqedonisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tutje është shprehur se në Ohër është për marrëveshje e jo vetëm për bisedime sa për të biseduar.

“Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë me marrëveshje…Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se akoma nuk ka një tekst përfundimtar të marrëveshjes.

“Do të kemi bisedime për planin e zbatimit, sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve, nuk mund të ketë marrëveshje.”, ka deklaruar ai.

Takimi i shumëpërfolur i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillohet sot, e shtunë, në Ohër të Maqedonisë.

Që të dy protagonistët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim dhe të njëjtit pritet të zhvillojnë takime individuale me ndërmjetësuesit.

Pjesë e takimit do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit.

Lajmi në përditësim…

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika