Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 16:00 kryeministri Albin Kurti do të mbajë një konferencë për media.

Njoftimi është bërë publik nga zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i cili ka ftuar mediat që të përcjellin konferencën.

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në orën 16:00.