Kurti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës

Në vitet e fundit kemi parë një interesim të madh të kryeministrit Kurti ndaj ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës. Pas fitores së mbrëmshme të Kosovës ndaj Irlandës Veriore me rezultat 3:2, Kurti është parë mjaft entuziast në ulëset e Stadiumit "Fadil Vokrri". Pas ndeshjes, ai ka deklaruar se politika duhet ta marrë shembull sportin

Si rrallë herë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pa i lumtur në publik.

Kurti iu gëzua shumë fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Irlandës së Veriut me rezultat të ngushtë 3:2.

Kjo u pa edhe në këtë foto, ku Kurti shihet krah Agim Ademit, që është kryetar i FFK-së dhe ambasadorit të SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Shefi i ekzekutivit që ka komente interesante për çdo fushë, ka komentuar edhe paraqitjen e futbollistëve të Republikës së Kosovës. Atij mbresa i kanë lënë preciziteti në pasime.

Po ashtu, sipas tij, politika duhet t’i ndjekë hapat e futbollit.

“Të dyja, të dyja janë shumë mirë, por një këso fitore, pas një ndeshje përplot ankth, ne politika duhet ta ndjekim futbollin sepse ka nisur të na prijë”, u shpreh Kurti.

Si një politikan që përcjellte ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në zona të thjeshta bashkë me tifozët, tashmë ai është bërë një tifoz i flaktë i Kombëtares.

Ai këtë gëzim e ka shprehur edhe mbrëmë, gjatë ndeshjes Irlandë Veriore-Kosovë, duke e shikuar për së afërmi ndeshjen dhe duke iu gëzuar shumë fitores së ekipit të Kosovës.

Ndërsa më herët, nuk ishte parë ndonjë afërsi e Kurtit me Kombëtaren e Kosovës.

Afërsia e Kurtit me kombëtaren ndodhi vetëm viteve të fundit, veçanërisht, pas ardhjes në pushtet.

Këtë fanellë Kurtit ia kishin dhuruar krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kur  ai kishte qenë për vizitë te ta para ndeshjes Kosovë-Spanjë.

Kjo fanellë kishte emrin e tij dhe numrin një.

Kurti e kishte përcjellë nga afër edhe ndeshjen e Kosovës me Anglinë, por pa pasur ndonjë rekuizitë të Kosovës.

Ndërsa, ai në të kaluarën përkrahte vetëm Kombëtaren e Shqipërisë, derisa nuk përmendte Kombëtaren e Kosovës.

Para tre vjetëve, ishte ky postimi i Kurtit për ndeshjen Kosovë-Angli, të cilën e shikoi në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këtë ndeshje ai e kishte përcjellë në tribunat lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”, e jo në tribunat “VIP”, siç është parë në ndeshjen e fundit Irlandë Veriore-Kosovë.

May be an image of 4 people

“Sikur para tri dekadave, e diela po më përsëritet sot. Në mesditë me bokserët Xhevdet Pecin, Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Fatmir Makollin e Beqir Berishën, kurse pasdite te “Fadil Vokrri” në stadiumin e qytetit me futbollistët tanë”.

“Ndoqa disa meçe në kuadër të edicionit të 21-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”. Mu në këtë sallë të Pallatit të Rinisë dikur ngadhënjente Klubi i Boksit “Prishtina”, disa orë para se në fushën e blertë të ngadhënjete Klubi Futbollistik “Prishtina” me Vokrrin që shënonte. Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli”, thuhej në postimin e tij.

Shefi i ekzekutivit në vitin 2019 ishte në përkrahje të plotë të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Kazakistanit.

“Sot, në arenën ndërkombëtare, ndeshet kombëtarja jonë me Kazakistanin, përmes sportit tonë të dashur, futbollit. Dëshira jonë për fitoren e radhës së Shqipërisë duhet të jetë shkas për urim dhe mbështetje të pakushtëzuar për djemtë tanë, veçanërisht kur ata luajnë jashtë vendit”, thuhej në postimin e tij në Facebook.

Ai ishte parë duke përkrahur Kombëtaren e Shqipërisë, dhe duke mos e përmendur atë të Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika