Kurti në Pragë, dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kosova të enjten e 15 dhjetorit, do ta dorëzojë zyrtarisht në presidencën çeke aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që të enjten e 15 dhjetorit zyrtarisht ta dorëzojë aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Aplikimi pritet t’i dorëzohet Presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë.

Kurti do të pritet në Zyrën e Qeverisë çeke nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve pritet të ketë konferencë të përbashkët për media, shkruan KP.

Kosova ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mërkurën e 14 dhjetorit.

Aplikimi u nënshkrua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.

“Ne vlerësojmë se vendimi për hapin e ardhshëm drejt perspektivës së Kosovës në BE po merret nga Qeveria e Kosovës gjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, pasi rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë një nga prioritetet e Presidencës. Presidenca do të angazhohet menjëherë në konsultime me shtetet e tjera anëtare të BE-së”.

Kështu ka thënë në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Marek Zeman, shef i departamentit të marrëdhënieve me publikun të Ministrisë për Çështjet Evropiane të Çekisë.

Në përgjigje tutje thuhet se Presidenca çeke do të informojë Këshillin për marrjen e aplikacionit në takimin e ardhshëm të ambasadorëve të BE-së më 20 dhjetor në Bruksel.

“Pas një vendimi nga Këshilli, Komisioni mund të kërkohet të përgatisë opinionin e saj për aplikimin e Kosovës”.

Ndryshe, lidhur me këtë, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, nga zyra e BE-së, është thënë se BE-ja vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

Sipas tyre, kur bëhet fjalë për aplikimet për anëtarësim, procedurat janë të përcaktuara në Traktatin e BE-së.

“Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. BE-ja vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, duke filluar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë që ka hyrë në fuqi në vitin 2016. Kur bëhet fjalë për aplikimet për anëtarësim, procedurat për aplikim janë të përcaktuara në Traktatin e BE-së”, thuhet në përgjigje.

Të drejtë për aplikim ka secili vend evropian, që ka demokraci të qëndrueshme dhe ekonomi funksionale të tregut. Nuk ka asnjë garanci se ai do ta fitojë ulësen në BE.

Pas aplikimit për anëtarësim, janë tre hapa kryesorë, Statusi i kandidatit, Negociatat e anëtarësimit dhe Ratifikimi i traktatit.

Statusi i kandidatit nënkupton pranimin formal të aplikimit të një vendi. Ky status jepet me vendim unanim të Këshillit Evropian.

Nga koha e aplikimit deri te statusi i vendit kandidat mund të kalojnë disa vite kohë. Në rastin e Shqipërisë kanë kaluar pesë vjet, shkruan REL.

Negociatat e anëtarësimit janë hapi i dytë.

Ato nisin vetëm pasi vendi kandidat përmbush mjaftueshëm kriteret politike dhe kjo mund të marrë disa vite kohë.

Negociatat e anëtarësimit fokusohen në përshtatjen e ligjeve të vendit kandidat me ligjet e BE-së.

Ato përfshijnë 35 kapituj dhe janë faza më e gjatë në procesin e anëtarësimit në BE. Mali i Zi ka dhjetë vjet që ka nisur negociatat.

Pasi të 35 kapitujt të mbyllen unanimisht, BE-ja dhe vendi kandidat nënshkruajnë Traktatin e pranimit.

Ai më pas duhet të ratifikohet nga vendi kandidat dhe secili vend i BE-së dhe në fund caktohet data zyrtare e anëtarësimit, kur vendi bëhet anëtar me të drejta të barabarta i BE-së.

Kosova deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika