Kurti në seancën e natës: Zajednica ka kaluar në Kuvend, por nuk kalon në Kryeministri e as në Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e tij edhe gjatë seancës së natës në orët e para të së premtes, se “Zajednica nuk kalon”.

Deklarata e tij erdhi pasi deputetët e opozitës ia përmendën në fillim të kësaj seance, pak ditë kur edhe Kosova u pajtua për përmbajtjen e planit evropian, e ku pjesë e këssj marrveshje të akorduar mes Kosovës dhe Serbisë është edhe AKS dhe eksteritorialiteti i Kishes Ortodokse Serbe në Kosovë.

Sipas opozitarëve, Kurti tashmë ka ndërruar qëndrimet dhe e ka pranuar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por kryeministri ka thënë se edhe pse ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, “’Zajednica’ nuk kalon në Kryeministri e Qeveri”.

“Për ta përmbyllur këtë çështjen e Asociacionit apo Zajdenicës, ‘Zajednica’ ka kaluar këtu në Kuvend. ‘Zajednica’ nuk kalon. Nuk ka kaluar në Gjykatë. Nuk ka kaluar në popull. ‘Zajednica’ nuk kalon as në Kryeminstri e as në Qeveri. Por, këtu te ju po”, është shprehur Kurti.

Po ashtu, ai para deputetëve ka thënë se pikërisht çështja e formimit të Asociacionit është më e kërkuara nga ana e Serbisë në dialog.

“Kur takohem me presidentin e Serbisë në Bruksel, ai thotë vetëm ‘Zajednica’ dhe asgjë tjetër”, ka deklaruar Kurti.

Deputetët e opozitës kanë akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me pranimin e planit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka hequr dorë nga premtimet që ka bërë në të kaluarën.

Ndërsa, deputetët e Vetëvendosjes i kanë dalë në mbrojtje kryeministrit pas akuzave të opozitës.

Deputeti Dimal Basha ka thënë se opozita është pa qëndrim, pasi sipas tij, partitë opozitare “nuk dihet se çfarë qëndrimi kanë”.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika