Kurti në simpozium në Greqi: Diskutova për të ardhmen e Kosovës dhe marrëveshjen bazë me Serbinë

Gjatë këtij diskutimi kryeministri Albin Kurti ka folur për të ardhmen e Bashkimit Evropian, të ardhmen e Kosovës dhe marrëdhëniet me vendet e tjera të Ballkanit, në veçanti Marrëveshjen Bazë me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, njëherësh edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Arsimit, George Papandreou.

Lidhur me këtë, kryeministri Kurti shkroi disa fjalë në Twitter.

Ai ka thënë se gjatë këtij diskutimi ka folur për të ardhmen e Bashkimit Evropian, të ardhmen e Kosovës dhe marrëdhëniet me vendet e tjera të Ballkanit, në veçanti Marrëveshjen Bazë me Serbinë.

“Kisha kënaqësinë e madhe të hapja së bashku panelin për Ballkanin në Simpoziumin e 25-të vjetor Symi. Falënderova ish-kryeministrin grek dhe MPJ-në për ftesën dhe diskutova për të ardhmen e BE-së, të Kosovës, marrëdhëniet tona me vendet e tjera të Ballkanit dhe Marrëveshjen Bazë me Serbinë”, shkroi ai.

Ky bashkëbisedim i parapriu dy paneleve diskutuese për Ballkanin në njërin prej të cilit mori pjesë emisari e ndërmjetësi evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit nuk tregohet nëse ka pasur bashkëbisedim në mes të Kurtit dhe Lajçakut.

“Kryeministri Kurti e falënderoi për organizimin e këtij simpoziumi në të cilin marrin pjesë politikanë e diplomatë progresistë, akademikë e ekspertë të shquar. Në pyetjet e ish kryeministrit grek ai njoftoi audiencën me punën e institucioneve në Kosovë, me theks për përparimin demokratik, ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, politikat sociale dhe pluralizmin politik”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika