Kurti në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, diskutojnë për dialog e targa

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, janë pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë- Serbi, dhe vendimin e Qeverisë në lidhje me targat e veturave

Fotografi ilustrim: Pamje gjatë takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përgjatë takimit është diskutuar për zhvillimet në vend, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për çështjet aktuale, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit me theks te energjia dhe vendimi i Qeverisë për targat të veturave.

Po ashtu, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në lidhje me temën e dialogut Kosovë-Serbi, është diskutuar për elementet e ndryshme në kornizën themelore të marrëveshjes së ardhshme për të cilën Kurti ka thënë që duhet ta sjellë normalizimin e plotë me njohjen reciproke në qendër.

Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë takimit energjia kishte vëmendje të veçantë.

Pamje gjatë takimit

Kurti i ka njoftuar ambasadorët për masat e qeverisë në ndihmë të qytetarëve dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike që ka kapluar të gjithë kontinentin e Evropës.

Po ashtu, ai ka folur për rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji, ndaj të cilit dakordim Republika e Kosovës dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet tona në kohë rekord.

Ndërkaq, në lidhje me vendimin për targa, ai ka thënë se nuk është i drejtuar kundër serbëve të Kosovës.

“Nëpërmjet tij dhe me ftesën tonë të hapur për të konvertuar targat e tyre në ato legale dhe zyrtare, edhe po respektojmë sundimin e ligjit edhe po u japim lehtësime financiare”, u shpreh Kurti.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika