Kurti në takim me ASK-në: Kosova ka nevojë për një regjistrim gjithëpërfshirës

Kryeministri i Koosvës, Albin Kurti në tryezën me temë “Regjistrimin e Popullsisë” të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK) ka thënë se i ka kushtuar rëndësi të veçantë projektit të regjistrimit të popullsisë dhe në përgjithësi statistikave

Pamje nga takimi i kryeministrit Kurti me ASK-në





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në tryezën me temë “Regjistrimin e Popullsisë” të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK) ka thënë se  “Rezultatet e regjistrimit me karakteristikat e tyre që përfshijnë shtrirjen gjeografike të popullsisë, kushtet sociale, ekonomike, madhësinë e përbërjen e ekonomive familjare, nivelin e edukimit e të tjera, edhe për zonat e vogla ose nëngrupet e popullsisë janë shumë të nevojshme për hartuesit e politikave si dhe për institucionet qendrore ashtu edhe ato lokale me qëllim ofrimin e shërbimeve duke u bazuar në të dhëna”.

Kurti ka theksuar se Qeveria e Kosovës që nga kalimi i Agjencisë së Statistikave në Zyrën e Kryeministrit në qershor të këtij viti, i ka kushtuar rëndësi të veçantë projektit të regjistrimit të popullsisë dhe në përgjithësi statistikave.

Tutje Kurti ka shtuar se është angazhuar drejtpërdrejt si dhe ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që të kenë një koordinim të ngushtë dhe bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për një regjistrim të suksesshëm.

“Jam i njoftuar për shumë detaje dhe sfida që ka projekti i regjistrimit dhe kam shprehur gatishmërinë për të gjetur një rrugë e cila ndihmon projektin e regjistrimit dhe që regjistrimi si i tillë të jetë i suksesshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Mes tjerash Kurti ka vlerësuar se përfshirja e institucioneve lokale dhe ndërkombëtare dhe rrugëtimi i përbashkët në një projekt të tillë të rëndësishëm garanton një regjistrim të suksesshëm, cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe që do ta bënte regjistrimin të ishte storie e suksesit.

Në këtë takim Kurti ka shtuar se Qeveria e Kosovës, ka ndarë rreth 12 milionë euro për projektin e regjistrimit.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika