Kurti në takim me Cleverlyn, kërkon që Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly, të cilit i ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Samitit në Tiranë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.

Në platformën “X”, Kurti ka thënë se gjatë këtij takimi ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë.

“E vlerësoj shumë mundësinë për t’u ulur e biseduar me Sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly, për situatën aktuale me të cilën përballet Kosova. Theksova nevojë për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist dhe shkeljet tjera dhe theksova rëndësinë për ta mbështetur sigurinë e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Kurti, në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, ka thënë se edhe 25 vjet pas fushatës gjenociadale, Kosova kërcënohet me invazion nga Serbia.

Kurti, gjatë fjalës tij ka komentuar sulmin terrorist në Banjskë të Zvenaçit, më 24 shtator, duke kërkuar nga Bashkësia ndërkombëtare që ky akt i sponsorizuar nga Serbia duhet të ndëshkohet.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika