Kurti në takim me Sarrazin thotë se shkuarja e kryetarëve në komuna duhet të trajtohet si gjë normale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim këtë të shtunë, të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Kryeministri Kurti dhe emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim u diskutua për procesin e paszgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

Në këtë takim kryeministri Kurti ka theksuar rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.

Gjatë kësaj të shtuneje, emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se mundësitë që ofron marrëveshja e Ohrit nuk do të lejohen të hidhen poshtë, për shkak të asaj që ai e quajti “budallallëk”.

Në një fjalë për media në zyrat e EULEX-it në Mitrovicën e Jugut, ai ka thënë se ndonëse e kupton që deklaratat për marrëveshjen e Ohrit mund të jenë të papranueshme për disa qytetarë, përgjegjësia e politikanëve mbetet evidente.

“Dje kam vendosur spontanisht të vijë në Kosovë. Padyshim që dje ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqëusesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë, për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që i ofron mundësitë, të hidhet poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit të ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme. Por, çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta… nuk mund të merren vendime të pamatura”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka theksuar se zhvillimet e fundit në veri nuk paraqesin një rrugë të ofruar nga dialogu.

“Kjo mënyrë nuk është e duhura për në Bashkimin Evropian dhe nuk është rruga që e ofron marrëveshja e Ohrit dhe dialogu që e afrojnë drejt BE-së. Bashkimi Evropian është vend i zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut që është elementi kyç. Mirëpo, veprimet në terren dhe mund të arsyetohen me bazën e ligjit. Jo çdo veprim është i mençur politikisht, disa mund të jenë toksike”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika