Kurti në takimin me Goffus, ngriti shqetësimin për kontrabandën e armëve në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus. Kurti e falënderoi atë për kontributin dhe rolin e domosdoshëm të NATO-s për çlirimin dhe sigurinë e Kosovës. Në takim Kurti ka theksuar shqetësimin e tij për mungesën e ofrimit të qartësisë, nga KFOR-i në rastin […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.
Kurti e falënderoi atë për kontributin dhe rolin e domosdoshëm të NATO-s për çlirimin dhe sigurinë e Kosovës.
Në takim Kurti ka theksuar shqetësimin e tij për mungesën e ofrimit të qartësisë, nga KFOR-i në rastin e rrëmbimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, nga forcat serbe.
Po ashtu Kurti nga ngritur shqetësimin e tij në lidhje me raportimet se në kishat ortodokse serbe është ruajtur armatim i kontrabanduar nga Serbia.
“Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për mungesën e ofrimit të qartësisë nga KFOR-i për ngjarjen e 14 qershorit 2023, kur u rrëmbyen tre zyrtarë të Policisë së Kosovës, përkundër evidencës së bollshme të ofruar nga institucionet e Kosovës. Po ashtu ngriti edhe shqetësimin për raportimet se në kishat ortodokse serbe është kontrabanduar armatim përmes ambulancave”, thuhet në njoftim.
Kurti po ashtu, theksoi se sundimi i ligjit, mungesa e protestave të dhunshme e aktiviteteve kriminale dhe zgjedhjet e hershme janë rruga përpara drejt de-eskalimit të situatës në veri dhe se sipas tij për këtë qeveria është maksimalisht e angazhuar.
Megjithatë, sipas tij masat negative të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës si “vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, që ka sanksionuar agresionin rus në Ukrainë dhe që është në harmoni me politikën e jashtme të BE-së, kanë krijuar asimetri në dialog”.















