Kurti në Tiranë, Begaj e pret në Presidencë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Presidencë, i shoqëruar nga një delegacion. Ai është pritur në hyrje nga presidenti Bajram Begaj, ku parashikohet të kalojë rreth 30 minuta me kreun e shtetit, për të shkuar më pas në kryesinë e Kuvendit, ku do të takohet me Lindita Nikollën, shkruan “abcnews”. Pastaj, Kurti do […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Presidencë, i shoqëruar nga një delegacion.
Ai është pritur në hyrje nga presidenti Bajram Begaj, ku parashikohet të kalojë rreth 30 minuta me kreun e shtetit, për të shkuar më pas në kryesinë e Kuvendit, ku do të takohet me Lindita Nikollën, shkruan “abcnews”.
Pastaj, Kurti do të takohet me kryeministrin Edi Rama.















