Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e së dielës ka vizituar festivalin “Ulpiana Fest”.

Festivali dyditor, i cili ka karakter historik dhe kulturor, po mbahet në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës.

fotografia e kryeministri

Në njoftimin e zyrës së kryeministrisë thuhet se ai është i pari i llojit të tillë në gjithë Kosovën.

“Përmes tij synohet që të ngritët vetëdija dhe kureshtja e qytetarëve mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe lokaliteteve tona arkeologjike në veçanti”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

fotografia e kryeministri

Me manifestimin e këtij festivali, shikuesve dhe pjesëmarrësve u ofrohen përjetime të copëzave nga antikiteti, duke përfshirë veshjet, recetat ushqimore, lojërat, si dhe zejet artizanale.

“Ulpiana Fest”, që po mbahet më 16 dhe 17 shtator, organizohet nga OJQ “ET-G” në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, dhe financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

fotografia e kryeministri