Kurti në Vatikan, e fton Papa Françeskun ta vizitojë Kosovën

Kryeministri Albin Kurti, para se të mbërrinte në Bruksel, ka qëndruar në Vatikan ku gjatë ditës është pritur nga Papa Fraçesku. Në vizitën e tij të parë zyrtare në Vatikan dhe takimin e parë me Papa Françeskun, Kurti ka shprehur falënderimin për mikpritjen derisa e ka ftuar atë që ta vizitojë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Papa Françesku, 22 qershor 2023.

Dy kryeqendra evropiane për një ditë i ka vizituar kryeministri Albin Kurti.

Në Vatikan, mëngjesin e së martës ai është pritur në takim nga Papa Françesku, i pari mes tyre.

Kurti, në vizitën e tij të parë në këtë shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka diskutuar me Papën se si Kosova është e përcaktuar për paqe, dialog e bashkëpunim.

Por në bisedat e tyre, sipas njoftimit të Qeverisë, ndër të tjera është folur edhe për veprën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës.

“Për besimin e tij, kryeministri Kurti tha se politika është shërbim, teksa e ftoi Shenjtërinë e tij, Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën, pas rikuperimit të shpejt dhe të mirë nga operacioni kirurgjik që kishte së fundmi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në agjendë, Kurti ka pasur edhe takimin me me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parol.

Kardinalit, Kurti ia ka theksuar rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe rolin pozitiv që njohja nga Vatikani do ta kishte për Kosovën dhe rajonin.

Mirëpo, Anton Berisha që ka shërbyer për dy vjet si ambasador i Kosovës në Vatikan, nuk pret ndonjë përparim sa i përket njohjes.

“Nuk do të ketë ndonjë efekt sa i përket njohjes sepse njohja nga Vatikani nuk ka të bëjë vetëm me relacionin Vatikan-Kosovë sepse Vatikani nuk është një shtet kombëtar, por shtet shumëkombëtar”, ka deklaruar Berisha.

Vatikani si shtet është institucioni fetar më i madh global me ndikim të madh, sidomos në shtetet me shumicë katolike.

Nga Vatikani, kryeministri Kurti ka udhëtuar në Bruksel për takime në kuadër të dialogut me Serbinë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika