Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përmendur disa armë me të cilat pretendon se grupet kriminale në veri, i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, gazetarët e Policinë e Kosovës.

Sipas Kurtit, këto armë janë prodhuar dhe sjellë nga Serbia.

“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe shok bomba RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, punonjës policie dhe gazetarë”, ka thënë ai.

The violent extremist & criminal groups in the 3 northern municipalities on May 29 used hand grenades SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 & shock bombs RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, both produced & brought from Serbia, wounding dozens of NATO soldiers, 🇽🇰 police officers & journalists.

— Albin Kurti (@albinkurti) June 7, 2023

Nga tensionet e krijuara në veri të vendit, janë plagosur rreth 30 ushtarë të KFOR-it. Po ashtu janë rrahur disa qytetarë të asaj pjese dhe janë sulmuar gazetarët.