Kurti: Në vitin 2023 buxheti për ushtrinë e Kosovës do të ketë rritje edhe për 20 për qind
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria gjatë vitit 2022 ishte për mbrojtje dhe siguri. Kryeministri Kurti ka thënë se me synim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit kushtetues, gjatë vitit të kaluar kanë dyfishuar buxhetin për ushtrinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021, ndërkaq sipas tij në […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria gjatë vitit 2022 ishte për mbrojtje dhe siguri.
Kryeministri Kurti ka thënë se me synim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit kushtetues, gjatë vitit të kaluar kanë dyfishuar buxhetin për ushtrinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021, ndërkaq sipas tij në vitin 2023 do të ketë rritje edhe për 20 për qind.
“Miratuam Strategjinë e Sigurisë 2022-2027, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë dhe Kroacinë”, ka thënë tutje Kurti.
Tutje ai ka potencuar se gjatë vitit 2022 janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë dhe janë në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë. Ai ka shtuar se moshën e rekrutimit e kanë ngritur nga 23 në 25 vjeç.
“Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019”, ka theksuar ai gjersa shtoi se pjesë e kurrikulës shkollore do të jetë “Edukim në Siguri’’.















