Kurti në Vjenë do të flasë për temën “Kosova si peng i interesave gjeopolitike”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, duke shfaqur pjesëmarrje në panelin e diskutimit për "Ndërtimin e Bashkëpunimit Ekonomik në Kohë të Vështira". Gjatë vizitës së tij, Kurti do të bisedojë në Institutin Karl-Renner për temën "Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike", në një diskutim planifikuar për këtë të hënë në orën 18:00

Kryeministri Albin Kurti në Vjenë, merr pjesë në hapjen ceremoniale të edicionit jubilar të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka udhëtuar të dielën për në Austri, ku do të marrë pjesë në edicionin e 20-të jubilar të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Kurti, këtë të hënë do të jetë pjesë e panelit të diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, me fillim nga ora 14:05 njofton Zyra e Kryeministrit.

Gjatë qëndrimit dyditor në kryeqendrën austriake, i pari i Qeverisë së Kosovës do të jetë po ashtu mysafir i Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, diskutimi do të mbahet po këtë të hënë me fillim nga ora 18:00.

Ndërkaq, të martën, Albin Kurti do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë.

Promovimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal ka qenë qëllimi i Forumit Ekonomik të Vjenës që nga themelimi i tij në vitin 2004.

Nga Forumi bashkëpunimi ekonomik ndërmjet sipërmarrësve nga vendet anëtare të Forumit Ekonomik të Vjenës – Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova. , Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina – është zhvilluar me sukses gjatë gjithë këtyre viteve.

Lexo edhe: Kurti në Vjenë: E ardhmja jonë është e ndërthurur me Bashkimin Evropian

Kurti në ceremoninë hapëse të edicionit jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës në Austri, para të pranishmëve ka thënë se në kohë si këto “bota është e mbushur me skena konflikti”, ky organizim bëhet edhe më i rëndësishëm, sepse ai nënvizon domosdoshmërinë për të qëndruar së bashku, për të folur së bashku dhe të punuar së bashku.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika