Kurti në Vjenë: E ardhmja jonë është e ndërthurur me Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit jubilar të 20-të, të Forumit Ekonomik të Vjenës në Austri. Në fjalën e tij, Kurti shprehu ndjenjën e nderimit për të qëndruar para të pranishmëve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në një botë të mbushur me konflikte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë hapëse të edicionit jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës në Austri.

Para të pranishmëve, në fjalën e tij përshëndetëse, ai u shpreh shumë i nderuar të qëndrojë para tyre, në këtë ngjarje, të bashkuar nga një vizion të përbashkët për prosperitetin e rajonit tonë.

Kurti ka thënë se në kohë si këto “bota është e mbushur me skena konflikti”, ky organizim bëhet edhe më i rëndësishëm, sepse ai nënvizon domosdoshmërinë për të qëndruar së bashku, për të folur së bashku dhe të punuar së bashku.

“Takimi ynë këtu nuk është thjesht një traditë vjetore; është një riafirmim i agjendës sonë të përbashkët përballë vështirësive. E ardhmja jonë është e ndërthurur me mirëqenien e çdo vendi të përfaqësuar në këtë sallë, të kontinentit tonë evropian dhe Bashkimit Evropian si fati ynë që ne përqafojmë, me çdo komunitet që premtojmë t’i shërbejmë dhe me frymën kolektive që mishëron ky forum”, ka deklaruar Kurti.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për besimin, partneritetin dhe vlerësimin e Forumit Ekonomik të Vjenës.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika