Kurti në Zvicër takon ministrin saudit të Investimeve, diskutojnë për energjinë e gjelbër

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Davos të Zvicrës është takuar me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al Falih.

Në këtë takim, Kurti ka diskutuar me ministrin saudit të Investimeve, për energjinë e gjelbër, investimet në infrastrukturë dhe turizëm.

“Ne ndamë vizionin tonë për një tranzicion të energjisë së gjelbër, investime në infrastrukturë dhe turizëm. Mezi presim ta mirëpresim së shpejti në Kosovë. Gjithashtu, shpreha vlerësimin tonë për mbështetjen e Arabisë Saudite ndër vite”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe, të hënën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Zvicër, që të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, i cili do të mbahet nga 16-20 janar në Davos-Klosters, Zvicër.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika