Kurti nga Kuki i Dragashit tregon si kaloi në Bruksel: Përgjithësisht mirë

“Përgjithësisht mirë”.

Kjo ka qenë përgjigjja e kryeministrit Albin Kurti, kur është pyetur nga gazetarët se si ka kaluar të mërkurën në Bruksel, ku pati takime vetëm me dy përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrellin e Miroslav Lajçakun, por jo edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kurti është duke qëndruar në fshatin Kuk të Dragashit –  ku edhe bëri këtë deklarim – një ditë pas vërshimeve që përfshinë këtë vend.

Kurse, në Bruksel s’pati takim trepalësh, pasi Kurti ka vendosur tri kushte.

Këto kushte përfshijnë: nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, dorëzimin e kryekriminelit Millan Radojçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim ka qenë me 14 shtator, një ditë para sulmit terrorist. Ka ndodhur shumëçka prej atëherë, ka ndodhur Banjska, ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike. Siç e tha edhe vetë Borrell, unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijnë nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letrës së Bërnabiq, sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB- së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë është dorëzimi i Radojqitit autoriteteve të Kosovës”, ka deklaruar Kurti pas takimeve në Bruskel.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika