Kurti: Nga Prekazi i kushtrimit për liri në Gjakovën e kuqe të polifonisë së Saz’Iso

Kryeministri Albin Kurtika thënë se në festat kombëtare është frymëzuese të shohësh se si trashëgimia muzikore na bashkon, duke festuar jo vetëm pavarësinë, por edhe shpirtin e kulturës sonë që mbetet i gjallë dhe i fuqishëm në çdo interpretim.

Kurti përmes një postimi në Facebook shkruan për grupin shqiptar të polifonisë së Saz’Iso.

“Nga Prekazi i kushtrimit për liri në Gjakovën e kuqe të polifonisë së Saz’Iso. Ky ansambël unik, i përbërë nga artistë virtuozë të jugut të Shqipërisë, për ‘Ditët e Nëntorit’ që po mbahet nga 19-30 nëntor në Gjakovë, sjell muzikën tradicionale ‘saze’– një traditë që mishëron gëzimet dhe trishtimet e jetës, duke ruajtur thelbin e identitetit tonë kulturor”.

“Edhe të mërkurën, një ditë para koncertit, ata ndaluan në Çarshinë e Vjetër, duke e mbushur qytetin me tingujt e tyre spontanë dhe duke ngjallur emocion te çdo kalimtar. Kjo muzikë e veçantë ka fituar vëmendje ndërkombëtare falë producentit legjendar Joe Boyd, i njohur për punën e tij me Pink Floyd dhe Nick Drake, duke lidhur kështu tingujt tanë tradicionalë me një publik global. Në këtë 28 Nëntor, është frymëzuese të shohësh si kjo trashëgimi muzikore na bashkon, duke festuar jo vetëm pavarësinë, por edhe shpirtin e kulturës sonë që mbetet i gjallë dhe i fuqishëm në çdo interpretim”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika