Kurti nga Spanja: Presim miratimin e shpejtë të ligjit për konfiskimin e pasurisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ishte pjesë e seancës së kësaj të premte në Kuvendin e Kosovës për shkak të një vizite zyrtare të planifikuar në Barcelonë.

Kurti ka shkruar për projektligjin për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili në seancën e së premte u miratua në lexim të parë, njofton Dukagjini.

Ai theksoi se ky projektligj ishte miratuar më herët në Qeverinë e Kosovës, në mbledhjen e datës 30 mars, ndërsa sot ka kaluar në lexim të parë në Kuvend.

Kurti u shpreh se pret që ligji të miratohet sa më shpejt edhe në lexim të dytë, në mënyrë që të fillojë zbatimi i tij përmes institucionit përkatës

“Sot nuk isha në seancë të Kuvendit të Kosovës për shkak të një vizite të paracaktuar zyrtare në Barcelonë të Spanjës. Por, Kuvendi në rend dite, në lexim të parë, kishte ndër të tjera edhe një projektligj tejet të rëndësishëm, atë të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme. Në mbledhjen e 7-të të Qeverisë me 30 mars e miratuam në Qeveri, sot kaloi në parim në Kuvend dhe presim që sa më parë të votohet edhe në lexim të dytë që më në fund ky ligj me institucionin përkatës të fillojë punën”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika