Kurti nga terreni: Dëmtimi i shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, shkak i vërshimeve të fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë dalë në terren për t’i parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në disa komuna të Kosovës.

Kurti tha se i kanë vizituar zonat e prekura nga vërshimet, ku edhe janë njoftuar për dëmet që i kanë shkaktuar ato.

Kryeministri i Kosovës foli edhe për shkaqet, të cilat, sipas tij, i kanë sjellë këto vërshime, duke i përmendur dëmtimet e brigjeve dhe të shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i shtretërve të lumenjve.

“Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, prerja ilegale e pyjeve ndër vite dhe mungesa e projekteve të pyllëzimit, sistemet jo adekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhjes, si dhe ndryshimet klimatike globale i kanë lehtësuar, shpejtuar e shpeshtuar përmbytjet e vendbanimeve nga vërshimet”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore, sipas Kurtit, po qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku pati vërshime duke i ndihmuar e mbështetur ata.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika