Kurti nga veriu: Asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut, ku edhe iu drejtuar policëve të pranishëm se të gjithë zyrtarët zyrtarë duhet ta marrin heroin Enver Zymeri si shembull i sakrificës dhe vetëmohimit.

Ai ka bërë homazhe së bashku me ministrin e punëve të brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla. Nga aty kurti tha se asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar.

“Është një obligim i yni, që t’i marrim këta si shembull të gjithë ne që jemi zyrtarë shtetërorë, për nga sakrifica edhe vetëmohimi. Sot gjendja këtu në veriun e Kosovës është krejtësisht ndryshe, pikërisht duke iu falënderuar Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë kolegëve të tyre, të cilët vendosën sundim të ligjit, paqe, siguri për të gjithë pa dallim. Sot janë bërë 15 vjet prej rënies heroike të Enver Zymerit. Por njëkohësisht këtu do të shënojmë edhe 20 mujorin e hedhjes në erë të kanalit Ibër-Lepenc, i cili furnizon me ujë më shumë se gjysmën e Republikës sonë, e po ashtu edhe termoelektranat në Obiliq, të cilat na furnizojnë me energji elektrike. Për këtë rastin e dytë, siç e dimë, tre veta janë në burg dhe ka një proces të drejtësisë kundër tyre. Ndërkaq për urdhërdhënësit dhe dorën kriminale që e vrau heroin e Kosovës Enver Zymerin, natyrisht që herët a vonë drejtësia do të veprojë, sepse asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar. Prandaj edhe prokuroria, e gjyqësia jonë, e kanë mbështetjen tonë dhe e kanë detyrën e tyre”, tha ai.

Kurti gjatë ditës ka bërë homazhe edhe te lapidari në Prishtinë i policëve të rënë në detyrë, si dhe ka vizituar familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, lavdi Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë policëve të rënë./KP

 

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika