Kurti: Një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia, vlerësojmë mbështetjen e aleatëve tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar mbështetjen e aleatëve “në luftën kolektive për demokraci”, teksa thotë se në shtatë ditët e fundit Kosova është përballur me dhunë e kërcënime

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar mbështetjen e aleatëve “në luftën kolektive për demokraci”, teksa thotë se në shtatë ditët e fundit Kosova është përballur me dhunë, kërcënime dhe glorifikim të akteve të tilla.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka thënë se ka kaluar një javë nga sulmet terroriste të orkestruara nga Serbia.

“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sveçla tha gjatë një konference për media të dielën në jug të Mitrovicës se mbi 90 persona morën pjesë në sulmin kundër Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika