Kurti njofton për rekord të ri të Trustit: 312 milionë euro kthim bruto për gjashtë muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) ka regjistruar rezultatin më të lartë investues brenda një gjysmëviti që nga themelimi i tij.

Kurti përmes një postimi në “ Facebook” njoftoi se  nga 1 janari deri më 30 qershor 2026, kthimi bruto nga investimet ka arritur në rreth 312 milionë euro, duke shënuar një rekord të ri për fondin pensional.

Ai ka bërë të ditur se nga fillimi i vitit 2023 deri në fund të qershorit 2026, Trusti ka realizuar gjithsej 956 milionë euro kthim bruto nga investimet, përkatësisht 88 milionë euro në vitin 2023, 247 milionë euro në vitin 2024, 309 milionë euro në vitin 2025 dhe 312 milionë euro vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Kurti ka vlerësuar se këto rezultate janë një lajm i mirë për qindra mijëra kontribuues, kursimet pensionale të të cilëve ruhen dhe investohen për të garantuar sigurinë e tyre financiare pas pensionimit.

Ai theksoi se rezultatet dëshmojnë rëndësinë e qeverisjes së mirë, profesionalizmit, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale, duke shtuar se institucionet publike përparojnë kur udhëhiqen nga profesionistë dhe kur interesi i qytetarëve vendoset mbi çdo interes tjetër.

Kurti ka përgëzuar Bordin, menaxhmentin dhe stafin e Trustit për punën e tyre, ndërsa bëri të ditur se vlera e përgjithshme e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në 4 miliardë e 245 milionë euro.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika