Kryeminsitri Kurti ka njoftuar për themelimin e dy organizatave ose struktura të reja për mundësi shtesë në organizim e emancipim, siç i ka përshkruar Kurti.

Kurti ka treguar që këto organizata quhen “Gratë për VETËVENDOSJE!” dhe “Rinia për VETËVENDOSJE!”, ai tutje ka shtuar se të shtunën e 22 tetorit janë zgjedhur dhe organet vendimmarrëse.

“Dy organizata që do ta rrisin politikën barazimtare dhe do ta shtojnë vendosmërinë për Lëvizje të gjerë e gjithëpërfshirëse”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Foto e postuar në lklogarinë e kryeministrit Kurti në Facebook

Kryeministri ka theksuar se gratë dhe rinia janë shumica e shtetit dhe se duhet pjesëmarrje aktive e të dyja këtyre. “U uroj secilës e secilit punë të mbarë drejt synimit për më shumë drejtësi e demokraci shoqërore”, shtoi tutje Kurti.

Kurti ka thënë se themelimi i dy organizatave të reja e bejnë infrastrukturën e sigurtë për ndryshimet progresiste në Kosovë.