Kurti: Nuk besoj në ata politikanë që besojnë te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor

Kurti në forumin e Bratisllavës "GLOBSEC 2022", për nismën e Ballkanit të Hapur, ka thënë se nuk mbështet ndonjë inciativë që është jashtë BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Bratisllavës ''GLOBSEC 2022'', më 03 qershor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në forumin e Bratisllavës “GLOBSEC 2022”, në Sllovaki ka folur për inciativën e “Ballkanit të Hapur” duke thënë se nuk mbështet ndonjë inciativë që është jashtë Bashkimit Evropian (BE).

“Nuk i besoj atij grupi politikanësh që besojnë te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, ne duhet të besojmë te BE dhe të mundohemi të jemi pjesë e saj, e jo të mbështesim inciativa jashtë saj.

Ndërsa sa i përket takimit në Berlin dhe dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë se në këtë proces bisedimesh “kam qenë mjaft i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ”.

Shefi i ekzekutivit, ka thënë se kemi nevojë për një dialog parimor midis dy palëve të barabarta, me njohjen reciproke në qendër.

Ai ka thënë se Serbia po vazhdon të mos arrijë në një marrëveshje me Kosovën, sepse sipas tij, Serbia po vazhdon të këmbëngulë që nuk do ta njohë Kosovën.

“Serbia po thotë që nuk do ta njohë kurrë shtetin e Kosovës dhe as nuk i pranon krimet e luftës që i ka kryer në të kaluarën, për këtë pjesë na ofendon shumë”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij, para 23 vjetësh, 11 shtete demokratike u bënë bashkë për të bombarduar një vend, pra për të ndaluar gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë, por prapëseprapë siç thotë ai, Serbia nuk e pranon të kaluarën.

Kurti, ndër të tjera, ka thënë se megjithatë po bëhen përpjekje së bashku me Përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak që të arrihet marrëveshja për reciprocitet të targave, për energji elektrike e shumë të tjera.

Kurti ka listuar, ndër të tjera, sukseset e Kosovës në vitet e fundit, duke thënë se ky vend ka arritur sukses në kuptimin e zhvillimit ekonomik duke u renditur në mesin e shteteve me demokraci cilësore.

“BE është fati ynë, Evropa kontinenti ynë, kemi aplikuar në KiE, kemi dënuar agresionin rus që nga dita e parë në Ukrainë, kemi pranuar katër gazetarë ukrainas”, ka shtuar ndër të tjera Kurti.

“Tani ose kurrë: Zhbllokimi i të ardhmes evropiane për Ballkanin perëndimor”, ishte tema mbi të cilën kanë diskutuar paneli i përbërë nga katër zyrtarë të lartë shtetesh në Bratislavë të Sllovakisë.

Përveç Kurtit, pjesë e panelit ishin edhe Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi, Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Miroslav Lajçak, i dërguar special i BE-së për Ballkanin perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor.

Ndryshe, kryeministri Kurti, të enjten ka udhëtuar për në Sllovaki për të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 qershor.

Krahas konferencës, Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika