Kurti: Nuk do të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor përderisa në krye të Serbisë është ish-ministri i Millosheviç-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë vështirë e arritshme përderisa në krye të shtetit të Serbisë është ish-ministri i Sllobodan Millosheviç-it, presidenti aktual i Serbisë, Aleskandar Vuçiq.

Sipas kryeministrit të Kosovës, udhëheqësit e Serbisë ende vazhdojnë t’i mohojnë krimet e aparatit shtetëror të Serbisë të kryera në Kosovë.

“Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, edhe një herë vajtojmë 45 civilët shqiptarë të masakruar nga forcat serbe”.

“Për sa kohë që udhëheqja e Serbisë – e udhëhequr nga ish-ministri i Millosheviçit – vazhdon të mohojë krimet e saj në të kaluarën, paqja e vërtetë në WB6 do të jetë e paarritshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

I pari i qeverisë së Kosovës, ka përfunduar duke thënë që masakra të tilla të mos ketë  “kurrë më”.

Republika e Kosovës ende nuk e ka paditur Serbinë për gjenocid.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika