Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke shtuar se mungesa e përkrahjes nga shtetet aleate është për keqardhje

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa e ka konfirmuar se dërgimi i draftstatutit të Asociacionit lidhet me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në KiE të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kurti ka theksuar se mungesa e përkrahjes nga shtetet aleate është për keqardhje.

Më tej, Kurti ka refuzuar kërkesën e Gjermanisë dhe Francës që të dërgohet draftstatutit i  Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar si absurde.. Pasi, sipas tyre, kështu do të siguronte votat e nevojshme në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin final në Këshill të Evropës.

Mungesa e përkrahjes është për keqardhje. Nuk do t’i kontribuojë normalizimit e dialogut, e nuk do t’i kontribuon as demokracisë, paqes e sigurisë. Të dashur qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, kemi punuar pareshtur dhe kemi bërë çdo veprim për të plotësuara standardet, kriteret, kushtet e parakushtet për t’u bërë anëtare të KiE. Qeveria nuk e ka pranuar draftin e propozuar nga emisari Miroslav Lajçak, sepse ai është refuzuar më 26 tetor 2023, e dy ditë para kësaj, unë kam dorëzuar vërejtjet e mia kapitale për atë draft-statut, pra më 24 tetor. Dhe e dyta, Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg. Neni 7 i marrëveshjes bazike edhe në ndërlidhje me nenin 10 nuk mund të nxjerret jashtë marrëveshjes, nuk mund të vendoset në qendër të saj dhe as sipër saj si një çështje urgjente”, ka theksuar Kurti.

Kurti më tej ka potencuar se nëse më 26 tetor të viti të kaluar do të pranohej e nënshkruhej pakoja e marrëveshjes në Bruksel, vetëm atëherë draft-statuti i Asociacionit do të mund të dërgohej në Kushtetuese.

“Ky dokument i sjell tek ne nga përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajcak, me këshilltarët diplomatikë të shteteve të QUINT-it, nuk u pranua më 26 tetor të vitit të kaluar. Kosova ka ofruar që ai dokument të bëhej pjesë e pakos së Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe aneksit të Ohrit që është pjesë integrale e tij dhe të nënshkruhet për t’u bërë ligjërish i obligueshëm dhe i zbatueshëm, por u pat refuzuar nga Serbia. Refuzimi nuk është pranim. Refuzimi është refuzim. Nëse me datë 26 tetor do të pranohej e nënshkruhej pakoja e marrëveshjes në Bruksel, vetëm atëherë ai draftstatut do të mund të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.

Draftstatuti i Lajçakut dhe emisarëve të tjerë të QUINT-it, si dokument dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument, pra është një nonpaper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente, të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatë Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh, ka qenë dhe mbetet absurde”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika