“Kurti nuk i kupton rregullat e lojës, injoron dhe përbuzë propozimet e BE-së dhe SHBA-së”

Filozofi, Shkëlzen Maliqi e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mosrespektimin e rregullave të lojës në politikën ndërkombëtare dhe për injorimin e propozimeve të BE dhe SHBA për marrëveshjen me Serbinë

Filozofi dhe teoricieni, Shkëlzen Maliqi

Njohësi i çështjeve politike, filozofi, Shkëlzen Maliqi ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se “nuk i kupton rregullat e lojës me faktorët ndërkombëtarë”.

Sipas Maliqit, Kurti është duke i “injoruar dhe përbuzur propozimet e BE dhe SHBA, sepse i mban në xhepin e vogël prej gjeniu idetë e veta se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë”.

Më tej ai ka thënë se Kosova në historinë se saj kurrë nuk ka qenë me përkrahur se sa tani në çështjet gjeopolitike.

“Është naivitet absolut dhe vetëdestruktiv të krekosesh me ide dhe mençuri para atyre që në të vërtetë janë arbitrat e marrëveshjes. Gjatë historisë asnjëherë nuk kemi pas fat të tillë, si aktualisht, që të jemi të përkrahur nga shumica e superfuqive vendimmarrëse në çështjet gjeopolitike, por ja që gjeniu ynë dritëshkurtër paska vendosur mos ti përfillë Amerikën, Britanin dhe Francën!”, ka thënë Maliqi.

Ai ka përfunduar duke thënë “Pa, pa, pa, pa! Aferim bre! Le të na merr tash lumi…”.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin...

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare,...

Maqedonci: Uniforma e FSK-së është trashëgimi e vlerës së atyre...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën, ai...

Të fundit nga rubrika