Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje të fshehtë mes Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri dhe largimin e barrikadave.

Kurti tregoi se ka pasur takime vetëm me KFOR-in, EULEX-in, shtetet e Quint-it dhe specifiskisht me përfaqësuesit amerikanë.

“Nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje të fshehtë. Ka pasur takime me KFOR-in dhe ka pasur takime me EULEX dhe ka pasur takime me ambasadorët e QUINT-it, në veçanti me atë të SHBA-së. Meqë rast ne vazhdimisht kemi thënë se durimi i qytetarëve dhe qeverisë po shteron, andaj ne japim ca më shumë kohë dhe ca më shumë hapësirë KFOR-it, por kjo nuk mund të jetë e pafundme”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se në veri të Kosovës filluan të qarkullonin njerëz që kishin lidhje me mercenarët e grupit Wagner dhe grupit “Ujqërit e Natës”.

Sipas tij taktika që përdorin këto grupe u përngjanin vitit 2014 që u përdorën në Ukrainë, kur depërtuan në territorin e Ukrainës.

“Në veri të Kosovës filluan të qarkullonin njerëz që kishin lidhje me mercenarët e Wanger dhe “Ujqërit e Natës”, në të njëjtën kohë ata përdorën taktika që i përngjanin vitit 2014 në Ukrainë…kur depërtuan në territorin e Ukrainës, kjo ka bërë që të kemi një vëmendje të shtuar… këto barrikada nuk kanë qenë aq shumë barrikada ndaj Qeverisë, kanë qenë barrikada pasi ju ka penguar pluralizmi politik në komunitetin serbë”, ka thënë Kurti për KP.

Sipas Kurit barrikadauesit e kanë përjetuar rëndë që po lindë pluralizmi politik në mesin e serbëve në Kosovë.