Kurti: Nuk kam propozuar asnjë formë të Asociacionit në Bruksel, është gabim strategjik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi. Kurti para deputetëve të Kosovës, tha se në Bruksel nuk ka propozuar asnjë formë të Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe, sepse sipas tij do të ishte gabim strategjik. Ai ka thënë se gjashtë kushtet e paraqitura […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.
Kurti para deputetëve të Kosovës, tha se në Bruksel nuk ka propozuar asnjë formë të Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe, sepse sipas tij do të ishte gabim strategjik.
Ai ka thënë se gjashtë kushtet e paraqitura nga i janë bërë që të konsiderohet themelimi i tij, por jo diçka përfundimtare.
“Nuk kam prezantuar asnjë formë të Asociacionit në Bruksel, sepse nuk kam të drejtë dhe është gabim strategjik, nuk kam pse i propozoj unë Serbisë Asociacion në Kosocë. Unë i kam propozuar gjashtë pika që të konsiderohet”, ka thënë ai.
Kurti foli edhe për mungesën e takimeve në Bruksel, ku tha ai vazhdimisht ka insisituar që të takohen në Bruksel në mënryë që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje.
Sipas tij, ai që ka refuzuar ka qenë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.
“Me 22 tetor ia kam dorëzuar lehtësuesit Lajcak komentet për draftin e parë, kam qenë i interesuar që komentet të mos ia dorëzoj komentet atij, por ti them në takim të nivelit të lartë që u morëm vesh të jetë i rregullt dhe mujor. Kur e pash që s’po ndodhë ja dhashë komentet meqenëse s’kishte takim”, ka thënë ai.
“Ka pas dakordime që nuk janë respektuar pa fajin tim, kam konsideruar që është gabim nëse them që nuk vazhdon dialogu sepse nuk po ndodhë takimi i rregullt. Në këtë kuptim nuk mund të ankohen miqtë tanë, sepse unë e kam mbajt fjalën, tjetër kush nuk e ka mbajt, mund të ketë mospajtim, por nuk ka shkelje të asnjë fjale nga kryeministri i Kosovës. Kam thënë bazë e mirë në shtator kam thënë edhe në janar, madje ndërmjetësve ua kam thënë që takimi i 20 janarit i këtij viti ka mundur të ndodhë në shtator të vitit të kaluar. Kam pritur më shumë”, ka thënë ai.
Kurti tutje e pranoi që plani evropian nuk është marrëveshje finale, por sipas tij nuk është e vërtetë që nuk është kontraktuale.
Ai po ashtu, foli edhe për anëtarësimin e Kosovës, në NATO ku tha se është aplikimi për t’u anëtarësuar është strategji jetike e Kosovës.
Kurti i përmendi edhe katër shtetet mosnjohëse, duke thënë se Kosova po e bën të pamundshëm me mundësitë që i ka.
“Për 4 shtetet mosnjohëse, bëjmë më të mirën e mundshme me mudnësitë tona që janë relativisht të vogla. Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia, natyrisht që nuk lëvizin thjesht nga dëshira e nevoja jonë”, ka thënë ai.
Kurti tha për Asociacionin që sa herë të përmendet, duhet të kihet parasysh edhe reciprociteti në të drejta edhe te pakicat në Serbi.















