Kurti nuk komenton refuzimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për Sejdiun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë koment për vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së që të mos e mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

I pyetur lidhur me këtë zhvillim, Kurti ka thënë se do të deklarohet pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Dukagjini.

Ai ka theksuar se propozimi i Sejdiut për postin e presidentit ishte pjesë e marrëveshjes së arritur me LDK-në.

“Vullnetin për zgjedhjen e presidentit e kemi shndërruar në marrëveshje me LDK-në me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut. Mbrëmë kemi pasur takim në VV me kryesinë, tash po shkoj në mbledhjen e Grupit Parlamentar e më pas do të mund të ju drejtohem”, tha Kurti.

Të fundit nga rubrika