Kurti: Nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për barazinë gjinore në vend, ka thënë se situata po përmirësohet më shpejt se kurrë më parë.

Megjithatë, sipas tij, ka shumë punë për të bërë dhe “duhet të fokusohemi më shumë në zonat që nuk janë urbane dhe përgjithësisht jashtë Prishtinës”.

Këto deklarata Kurti i bëri në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërije të Demokracisë”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.

Po ashtu, ai ka deklaruar se në Kosovë nuk mund të ketë demokraci, nëse nuk ka barazi gjinore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërije të Demokracisë”, e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.

“Politika është e lidhur me bindjet në mënyrë të pashkëputur. Janë analizat dhe kërkimet, por në politikëbërje janë të rëndësishme bindjet. Unë besoj se nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore”, ka thënë ai.

Kurti ka potencuar se ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore.

“Ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore. Barazia gjinore është ajo që përbën urën për barazi shoqërore. Sa i përket Kosovës, unë besoj se ajo është duke u përmirësuar dhe përmirësimi është më i shpejtë se kurrë më parë”, ka shtuar Kurti.

“Nëse shohim institucionet qendrore, mund të thuhet se ka pjesëmarrje të konsiderueshme dhe gjithnjë në rritje të vajzave dhe grave. Nëse shohim universitetet tona, vlen sërish e njëjta. Ka fakultete të shkencave natyrore dhe teknike në të cilat ka më shumë studente vajza sesa djem”, është shprehur tutje kreu i ekzekutivit.

Ndër të tjera, ai ka thënë se edhe në Qeveri, Presidencë e Kuvend ka pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe të grave.

Gjithashtu, sipas tij, vërehet përmirësim i pjesëmarrjes së grave edhe në sektorin ekonomik, në biznes, në ndërmarrësi, duke përfshirë edhe pronësinë e grave. “Nëse vazhdojmë me këtë trend, gjatë kësaj dekade tejkalojmë vetëm vendet e rajonit”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika