Kurti: Nuk mund të ketë zgjedhje para deeskalimit të plotë të situatës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se nuk mund të ketë zgjedhje në veri pa pasur deeskalim të plotë

FOTO:EO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e arritur në mes të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, e cila ka të bëjë me deeskalimin e situatës në veri, duhet të zbatohet.

Në një konferencë për media, Kurti ka theksuar se nuk mund të ketë zgjedhje në veri, pa pasur deeskalim të plotë.

Megjithatë, ai potencon se janë duke u përgatitur për zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Sa u përket masave të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, kreu i ekzekutivit ka thënë se pret që të njëjtat të hiqen sa më parë, meqë të njëjtat, sipas tij, janë të përkohshme dhe të kthyeshme.

“Se si duhet të zbatohen kriteret e qëndrimit të BE-së, janë takuar Bislimi dhe Lajçak dhe kanë arritur një marrëveshje, kjo marrëveshje duhet zbatuar, kjo ka të bëjë me deeskalimin. Nuk besoj që ndokush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të ketë zgjedhje në veri por natyrisht që ne vazhdojmë punën më tutje, jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje në veri, ndërkaq për masat që janë marrë ndaj neve që janë quajtur të përkohshme dhe të kthyeshme, presim që ato të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo të ndodhë paraprakisht. Nuk bëhet fjalë për kushtëzime, por bëhet fjalë për rendin logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit dhe Lajçakut dhe që natyrisht e krijon atë normalitetin minimal për zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Kurti.

Teksa pyetet për mostakimin e tij me kryetarët e rinj të komunave në veri, Kurti ka ironizuar duke thënë se “nuk e di sa është i këndshëm takimi me të”.

“Sa i përket kryetarëve të komunave në veri, natyrisht që unë i njoh ata, i kam takuar jo të gjithë, në njërën prej pritjeve e kam takuar edhe kryetarin e komunës së Zveçanit, mund t’i takoj, por nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua, sepse kur takohen njerëzit me mua unë i them shkoni në punë, jo mos shkoni në punë. Takimi me mua nuk është problemi a ka takim apo jo, problemi është që a po shkon në punë se po të ecë rroga, kur të ecë rroga duhet të shkosh në punë. E këtu ndoshta është vështirësia edhe dallimi me kryetarin e partisë që ka zhvilluar takim të këndshëm”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika