Kurti: Nuk mund të lejojmë që Republika të bjerë në duart e milicisë fashiste që kryesohet nga Vuçiqi

"Por ne nuk mund të lejojmë që republika demokratike të bie në duart e milicisë fashiste, që kryesohen nga ministri i propagandës së Millosheviqit. Ata nuk janë distancuar nga Millosheviqi, nuk janë distancuar nga Putini, Serbia është e vetmja që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë në BBC Radio, ku ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Kurti ka theksuar se nuk mund të lejojmë që Kosova të bjerë në duart e milicisë fashiste, e cila kryesohet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ne nuk mund të dorëzojmë Republikën demokratike te kjo milicia fashiste, që paguhet nga një autokrat në Beograd, që ishte edhe ministër i propagandës së Millosheviqit. Ata nuk distancohen nga e kaluara nga Millosheviqi, nuk distancohen nga e tashmja nga despoti Vladimir Putin. Serbia është vendi i vetëm në Evropë që s’i ka vënë sanksione Rusisë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se shteti i Kosovës mund të zvogëlojë numrin e trupave të policisë në objektet komunale në veri, por së pari duhet që bandat kriminale atje të shkojnë ose në Serbi ose në burg.

“Në këto tri komuna, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ne kemi tri objekte komunale dhe nëse jo kryetarët, kush duhet të jetë aty. Dhe nëse këto komuna nuk janë për kryetarët, për kë janë? Kryetarët janë në zyrat e tyre, kështu duhet të jetë dhe të qëndrojë. Ata janë struktura ilegale të ndikuara nga Beogradi që duan ta destabilizojnë vendin tonë. Ne duam Republikë demokratike dhe në këto objektet ne mund ta zbusim numrin e policisë, por së pari bandat që kanë sulmuar gazetarët, policinë dhe KFOR-it duhet të shkojnë ose në Serbi ose në burg”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika