Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar arsyet dhe pasojat e pezullimit të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se qëndrimi i tij ndaj Serbisë shpesh shihet nga SHBA si shumë rigoroz, por ai nuk mund të presë që aleati ynë kryesor të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Serbisë si Kosova.
“Ai është komunikim i mirë i partnerëve, që nuk pajtohen për çdo çështje çdoherë. Edhe nëse nuk jemi pajtuar ndonjëherë, besoni ka qenë kryesisht për raportin tonë me Serbinë. Por unë nuk mund të pres nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kenë qëndrimin për Serbinë, qysh e ka Kosova. Ju e dini që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur Serbinë, e njohin edhe Republikën e Kosovës, janë miq e aleatë, e partnera tanë, madje janë aleati i pazëvendësueshëm e partneri kyç i yni, janë edhe miku ynë special.
Por është gabim si qytetarë të Republikës së Kosovës, unë si kryeministër i vendit, të pres që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbajnë të njëjtin qëndrim si unë karshi Serbisë. unë kam një qëndrim më të avancuar, besoj unë”, ka thënë Kurti.