Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar tensionet e fundit në veri të Kosovës. Kurti tha se nuk pret që Serbia të ndërrojë qasje ndaj Kosovës, e që ne nuk duhet të gjejmë defekte brenda vetes.

Pasi që është Serbia është autokratike dhe është e afruar shumë ndaj Vladimir Putinit dhe Rusisë.

“Policia jonë do të ndërhynte para Vitit të Ri, nëse nuk do të tërhiqeshin barrikadat. Ne i dhamë kohë KFOR-it që ta bënte këtë. Ne nuk e donim ndërhyrjen e Policisë”, ka thënë Kurti për Zërin e Amerikës.

Kurti tha se barrikadat nga frika i vendosën nga frika i larguan

“Bindja ime është që ata i vendosën barrikadat nga frika dhe nga frika edhe i kanë hequr”.

Kurti tha se dorëheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, ka ardh si pasojë e pluralizmit politik të serbëve të Kosovë, e kjo i ka penguar Beogradit.

“…Duke se kjo i ka penguar më së shumti Beogradit dhe pikërisht për ta ambalazhuar refuzimin e këtij propozimi ata dhanë dorëheqje prej institucioneve në Kosovë, në veri të Ibrit, dhe përmes barrikadave dëshiruan ta territorizalizojnë çështjen për brenda nostalgjisë për të ashtuquajturin shkëmbim territorial që ka dështuar si projekt por nuk ka vdekur si ide, dhe dëshiruan ta mbysin pluralizmin politik të komunitetit serb e që po lind me Nenad Rashiqin dhe Rada Trajkoviqin.

Gjithashtu Kurti, tha se “Propozimi franko gjerman është një bazë e mirë, mirëpo nga mbledhja e sigurisë në Beograd, doli ministri i tyre i jashtëm, dhe tha se e kemi hedhur poshtë propozimin e tillë”.