Kurti nuk u përgjigjet sërish gazetarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish nuk iu ka përgjigjur gazetarëve, teksa ka qenë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës. Sa i përket seancës konstituive sot është tentativa e tretë lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ndryshe, për të tretën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në seancën paraprake, atë të 17 prillit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike. Pas kësaj, ai e ndërpreu seancën për 48 orë, për shkak se tha nuk ka konsensus.

Që nga 15 prilli – kur nisi seanca konstituive – deputetët nuk kanë arritur ta kalojnë pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, argumentojnë që anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur të japin dorëheqje më herët, në mënyrë që të mund të betohen si deputetë të legjislaturës së re.

Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se ekzekutivi i tij është i dorëhequr, apo në detyrë, që kur i ka përfunduar mandati i plotë katërvjeçar, më 23 mars.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika