Kurti nuk u përgjigjet pretendimeve të Osmanit për “takimin me Vuçiqin e Lajçakun”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur komentimin e deklaratave dhe akuzave të fundit të ish-presidentes Vjosa Osmani, lidhur me një takim të pretenduar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe emisarin evropian Miroslav Lajçak.

I pyetur nga gazetarët për deklaratat e Osmanit, Kurti nuk dha përgjigje konkrete.

“Duhet të shkojmë me shpejtësi në Ferizaj”, ka deklaruar ai para mediave.

Deklarata u bë të enjten në Mitrovicë, gjatë vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër.

Një ditë më parë, Osmani, e cila do të jetë bartëse e listës së Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, kishte akuzuar Kurtin se kishte zhvilluar një takim disaorësh me Vuçiqin dhe Lajçakun, për të cilin, sipas saj, nuk ishte informuar publiku.

Ajo reagoi edhe ndaj akuzave të ardhura nga Lëvizja Vetëvendosje për “takime të dyshimta” me ish-emisarin amerikan Richard Grenell, ministrin e Jashtëm serb Marko Duric dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sipas Osmanit, takimi për të cilin po kritikohet ka qenë publik dhe në të kanë marrë pjesë edhe dhjetëra personalitete të tjera.

“Pyetja nuk është çka kam folur unë në një takim që ka qenë publik me dhjetëra njerëz. Pyetja është çka ka folur ai veç me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë. Kerkush tjetër nuk ka qenë aty. Çka ka folur, a e dini ju? As unë se di. Presidente e Republikës, por s’më kanë treguar çka kanë folur. Parlamentin e keni pasur.

A ju ka treguar juve si opozitë ndonjëherë? Kurrë. A nuk mendoni që e kanë detyrim me dalë para qytetarëve? Në një dhomë me presidentin e Serbisë dhe ai Lajçaku-Epsteini. Unë e kam transkriptin e asaj që kam diskutuar dhe incizimin do ta publikojë. Por në parlamentin e ardhshëm do të kërkoj komision hetimor parlamentar për të kuptuar çka kanë diskutuar ata”, ka thënë Osmani në tubim me qytetarë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika