Kurti nuk vizitoi Skenderajn, Molliqaj: Kryeministri nuk e tejkalon dot vetën, nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin

Kryetari i Partisë Socialdmokrate(PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri Kurti ka zgjedhur për vizitë qytetin e Istogut, "larg vërshimeve të mëdha", ndërsa sipas tij ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla "luan burokratin e kërkon procedura"

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdmokrate(PSD), Dardan Molliqaj ka reaguar pas vizitave të krerëve të shtetit në rajonet që u preken nga vërshimet e fundit në vend.

Përmes një postimi ka thënë se kryeministri Kurti ka zgjedhur për vizitë qytetin e Istogut, “larg vërshimeve të mëdha”, ndërsa sipas tij ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla “luan burokratin e kërkon procedura”.

“Si është e mundur, si, që edhe në fatkeqësi natyrore të bëhen dallime të tilla? Kryeministri zgjodhi Istogun për vizitë, larg vërshimeve të mëdha, ndërsa Sveçla luan burokratin e kërkon procedura”, ka shkruar Molliqaj.

Kreu i PSD-së ka shtuar se dallimet klasore me ato politike nuk kanë qenë “kurrë më të dukshme e të territorializuara sesa sot”.

“Kështu duket segregimi kulturor dhe ndarja klasore. Drenica në baltë ishte lënë nga regjimin jugosllav. Ky diferencim, në një kuptim po mbetet ende gjallë. Skenderaj edhe sot në baltë”, ka shkruar tutje Molliqaj.

“Kurti nuk e tejkalon dot vetën. Nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin. Egoja mbi të gjithë/a”.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika