Kurti numëron sukseset për 1 vit e gjysëm qeverisje

Në një vjetorin e gjysëm të qeverisjes, kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar sukseset gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë pakon e ringjalljes ekonomike, rritjen e të hyrave të ATK-së, marrëveshjen me MCC-në, themelimin e Institutit për dokumentimin e Krimeve e të tjerë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar një vit e gjysmë qeverisje duke thënë që  vitin e kaluar kanë shënuar rritje ekonomike prej 10,7 për qind, të cilën e konsideron si rritjen më të madhe në rajon.

Kurti ka shtuar se në vitin 2021 kishin pakon e ringjalljes ekonomike me mbi 300 milionë euro, shtesat për lehonat e fëmijët, pensionistët e personat me aftësi të kufizuara, mbështetje për prodhuesit e eksportuesit, fermerët dhe studentët e të tjerë.

Kurti në postim ka cekur se të hyrat e ATK-së për periudhën janar-gusht 2022 janë 22.2 për qind më të larta.

“Kemi nënshkruar marrëveshjen me MCC-në në vlerë prej mbi 200 milionë dollarë. Kemi luftuar ekonominë joformale, punën e padeklaruar dhe kontrabandën. Dogana ka zbuluar 1,778 veprime të kundërligjshme në 2021 (64% më lartë se në 2020), dhe vetëm për 8 muajt e parë të këtij viti e ka arritur kuotën mesatare për muaj të vitit 2021. ATK ka parandaluar dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë prej mbi 12 milionë euro. Ndërsa, Inspektorati i Tregut ka rritur për mbi 50% numrin e inspektimeve (më shumë se 6 mijë gjithsej)”, shkruan Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar se kanë rritur mundësitë e barabarta për zhvillim duke e bërë arsimin publik falas, duke shtuar buxhetin për arsim prej 12 për qind, duke dhënë mbështetje financiare për studentë e nxënës si dhe duke rritur përfshirjen në Edukimin në Fëmijëri të Hershme.

“Me Vettingun për drejtësi, Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ligjet anti-korrupsion kemi filluar reformat e kërkuara nga qytetarët që synojnë të bëjnë gjyqësorin efikas dhe prokurorinë aktive në luftimin e kriminalitetit dhe në dhënien e drejtësisë”.

Kurti ka treguar se kanë themeluar Institutin për dokumentimin e Krimeve për të ruajtur kujtesën kolektive dhe për t’i treguar gjeneratave të reja dhe botës krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

‘Kemi lartësuar Kosovën në botë duke u renditur të parët në rajon për sundimin e ligjit, duke u përmirësuar për 17 vende në indeksin kundër korrupsionit dhe për avancimin e lirës së medias dhe kemi nxjerrë Kosovën nga izolimi duke aplikuar në Këshillin e Evropës, duke adresuar të gjitha pengesat për liberalizimin e vizave dhe duke përgatitur aplikacionet për anëtarësim në BE dhe në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe”.

Kurti rrëfen se pritjet e qytetarëve janë të mëdha sepse ndryshimi që duhet është i madh dhe sipas tij ky ndryshim është i mundur kur secili jep kontributin që i takon.

Kurti ka shtuar se për të arritur progreset që duam duhet të punojmë me qëllimet më fisnike.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika