Kurti numëron të arriturat e qeverisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë 2022-tës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përgjatë vitit 2022, Qeveria e Kosovës ka vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përgjatë vitit 2022, Qeveria e Kosovës ka vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i ekzekutivit ka thënë se gjatë vitit të kaluar, u realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, u arrestuan 3202 persona, prej tyre 301 zyrtarë publikë, mbyllën 16 rrugë ilegale në veri të vendit dhe se kanë shkatërruar 69 grupe kriminale.
“U konfiskuan mbi 1.8 tonë substanca narkotike; Shkatërruam 5 laboratore të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe në pajisje si dhe 3 laboratore për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri; Mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave”, ka vijuar Kurti.
Ndër të tjera, kryeministri ka vijuar duke thënë se janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante që s’ishin konform me aktet nënligjore, janë ndërtuar 4 objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës si dhe është bërë shtrirja e rrjetit optik në atë pjesë të vendit, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje.
Po ashtu, ai ka theksuar se është krijuar edhe Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika