Kurti – Opozitës: Nuk janë kushte që po ua vë juve, janë për ata që e kërkojnë Asociacionin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e së enjtes, i është drejtuar opozitës duke i thënë se "gjashtë kushtet e vendosura për themelimin e Asociacionit nuk janë për ju", por për palën që ka kërkuar formimin e këtij asociacioni

Albin kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, sa i përket gjashtë kushteve që i ka përmendur për themelimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ka kërkuar nga opozita që të mos e internalizojnë këtë, pasi nuk janë kushte që i janë vënë opozitës, por palës që po e kërkon themelimin e Asociacionit.

“Këto kushte nuk ua kam vënë juve, nuk keni nevojë të internalizoni, nuk pati kundërshtim konkret, ju falënderoj që asnjëri nuk kërkuat që të largohen njëra nga këto kushte”, ka thënë Kurti.

“Ju nuk e kërkoni Asociacionin, janë kushte për ata që e kërkojnë Asociacionin, shpreha kushtet e Republikës së Kosovës për çfarëdo Asociacioni që kërkohet në të ardhmen, nuk janë kushte që po ua vë si opozitë”.

Ndryshe, Kurti në seancën e së enjtes ka vendosur gjashtë kushte, në të cilat, do të zbatohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

  • Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
  • Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas kushtetutës.
  • Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
  • Para vendosjes së asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
  • Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshetërore me Kosovën.
  • Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara në pesë shtetet e BE-se për mospranimin e aplikimit të Kosovës në BE.

Këto kushte i ka kundërshtuar opozita, duke thënë se heqja e armëve në veri të Kosovës nuk është çështje e dialogut, por përgjegjësi e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika