Kurti: Pa siguri s’mund të ketë normalizim me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim gjatë vizitës së tij në komunën e Gjilanit, ka deklaruar se nuk është në dijeni për planifikimin e një takimi gjatë muajit dhjetor në Bruksel, në mes tij, ndërmjetësuesve të BE-së dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Po ashtu, ai për KosovaPress ka deklaruar se pa siguri […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim gjatë vizitës së tij në komunën e Gjilanit, ka deklaruar se nuk është në dijeni për planifikimin e një takimi gjatë muajit dhjetor në Bruksel, në mes tij, ndërmjetësuesve të BE-së dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Po ashtu, ai për KosovaPress ka deklaruar se pa siguri nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Gjithashtu, kryeministri është pyetur edhe për paralajmërimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, rreth vonesave në marrëveshjen për energjinë.
Ai ka shprehur qëndrimin se vonesat vijnë nga pala tjetër dhe ka theksuar se janë dy vjet që po presin për implementimin e marrëveshjes.
Në lidhje me zgjedhjet në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, të planifikuara për datën 17 dhjetor, Kurti ka theksuar se ajo pjesë gjithmonë do ta ketë mbështetjen e Kosovës.
Gjatë vizitës në komunën e Gjilanit, Kurti dhe kryetari i komunës, Alban Hyseni, prezantuan projektet që janë aktualisht në proces realizimi dhe ato që pritet të përfundojnë deri në vitin 2024.
Një nga projektet e shpallura ishte fillimi i punimeve në rrugën “Hamdi Kurteshi” dhe inaugurimi i parkut “Banja.”















