Kurti: Padrejtësia ndaj pensionistëve të larguar nga puna në vitet e ’90-ta ka marrë fund

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se padrejtësia ndaj pensionistëve të larguar dhunshëm nga puna në vitet e '90-ta ka marrë fund me miratimin e skemës së re pensionale në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për këtë ka thënë se padrejtësia ndaj pensionistëve që janë larguar dhunshëm nga puna në vitet e ‘90-ta, ka marrë fund.

Sipas tij, ligji sjellë një skemë të re pensionale që do të ndihmojë rreth 70 mijë pensionistë.

Skema e re pensionale, siç ka thënë kryeministri Kurti “pensioni parcial kontributpagues,” do të lejojë pensionistët që nuk kanë mundur të plotësojnë kushtet për një pension të plotë, të përfitojnë një ndihmë financiare bazuar në kontributet e tyre të mëparshme në sistemin pensional.

Sipas kësaj skeme, këta pensionistë, nëse nuk do të ishin larguar në mënyrë dhunshme nga puna gjatë viteve ’90-ta, do të arrinin kushtin prej 15 vitesh kontribut deri më 01.01.1999.

“Mbetemi të përkushtuar për krijimin e një sistemi pensional të barabartë për të gjithë dhe ngritje të mirëqenies sociale. Hapi tjetër do të jetë reforma e plotë pensionale së bashku me reformën sociale, për të cilat kemi filluar punën. Shumë shpejt do t’i dërgojmë në Kuvend këto projektligje për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore. Qeveria për pensionistët”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri Kurti në rrjetin social, Facebook.

Ky projektligj është miratuar me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e 27 korrikut.

Për të hyrë në fuqi, projektligji pas miratimit në Kuvend duhet të nënshkruhet nga presidenti i vendit, Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika