Kurti: Pagat i kemi kthyer në gjendjen e mëparshme, me fuqi të ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vendimi për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorë është marrë pasi vendimi paraprak i qeverisë Haradinaj ishte i bazuar në konflikt interesi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media në Estoni





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se qeveria e që e udhëheq ai  në mbledhjen 109 ka marrë një vendim të ligjshme karshi ish vendimit të Qeverisë Haradinaj që sipas Kurti ishte i bazuar në konflikt interesi.

“Kemi afirmuar qëndrimin e drejtë dhe të ligjshëm mbi vendimin e ish Qeverisë Haradinaj të bazuar në konflikt interesi. Pagat i kemi kthyer në gjendjen e mëparshme, me fuqi të ligjit”, ka deklaruar Kurti.

“Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e programit tonë Qeverisës. Pas një pune të gjatë, voluminoze dhe të hollësishme, morëm hapa konkret në realizim të kësaj reforme, duke miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat në Sektorin Publik”, ka shtuar ai.

Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të Kryeministri të Kosovës Albin Kurtit.

Mbledhja e 109-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e programit tonë Qeverisës. Pas një pune të gjatë, voluminoze dhe të hollësishme, morëm hapa konkret në realizim të kësaj reforme, duke miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat në Sektorin Publik.

Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhamë pajtushmërinë tonë për nismën e Kuvendit për Projektligjin që trajton dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe atë në baza gjinore. Miratuam edhe Protokollin Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale.

Për punësimin e të rinjve e të rejave, aprovuam Planin e Zbatimit të Garancisë Rinore.

Ndamë 500 mijë euro mbështetje financiare për organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale.

Miratuam kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës 1990.

Miratuam ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore, si dhe dhamë mendim për nismën e Kuvendit për Projektligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

U hapëm udhë procedurave pasuese për 4 marrëveshje ndërkombëtare dhe një kornizë partneriteti.

Kemi afirmuar qëndrimin e drejtë dhe të ligjshëm mbi vendimin e ish Qeverisë Haradinaj të bazuar në konflikt interesi. Pagat i kemi kthyer në gjendjen e mëparshme, me fuqi të ligjit.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika