Kurti para seancës: Marrëveshja politike nuk mjafton, duhen numrat për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit se është arritur një marrëveshje politike, por ka theksuar se ajo duhet të sigurojë edhe numrat e nevojshëm për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kurti tha se vetëm konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund krizës politike, pasi, sipas tij, duhet të zgjidhet edhe presidenti i vendit.

Ai theksoi se zgjedhja e presidentit kërkon sigurimin e kuorumit dhe mbështetjes së nevojshme në Kuvend.

Sipas tij, marrëveshja politike e arritur deri tani nuk është e mjaftueshme për të garantuar numrat e nevojshëm, ndaj kërkohet pjesëmarrja e të gjithë deputetëve që janë pjesë e marrëveshjes, si dhe mundësisht sigurimi i mbështetjes së deputetëve të tjerë.

“Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi kërkuar, por natyrisht që marrëveshja politike duhet që na i sigurojë edhe numrat, në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, sepse ju e dini: konstituimi i Kuvendit edhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin. E për ta zgjedhur Presidentin, ose Presidenten, neve na duhet që t’i kemi dy të tretat, kuorumi që të jetë i pranishëm në Kuvend, tash Kuvendi i konstituuar kur të bëhet legjislatura në dhjetë, por marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, andaj ne e kemi të domosdoshme që t’i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes, për kandidatin tonë të përbashkët, profesor Bekim Sejdiun, ose të kemi edhe deputetë shtesë. Pra, kjo është shumë e rëndësishme, por meqenëse kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar Avni Dehari e ka thirrur seancën konstituive, ne i përgjigjemi pozitivisht asaj”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika