Kurti: Partitë socialiste dhe socialdemokrate duhet t’i bëjnë thirrje botës kundër përsëritjes së valës fashiste
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se në Kongresin Ndërkombëtar Socialist, ka theksuar se partitë socialiste dhe socialdemokrate duhet ti bëjnë thirrje botës kundër përsëritjes së valës fashiste. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë të premten e 25 nëntorit dhe këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeminsitrisë. Gjersa, […]





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se në Kongresin Ndërkombëtar Socialist, ka theksuar se partitë socialiste dhe socialdemokrate duhet ti bëjnë thirrje botës kundër përsëritjes së valës fashiste.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë të premten e 25 nëntorit dhe këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeminsitrisë.
Gjersa, në njoftimin e Zyres së Kryeministrit të Kosovës, tregohet se Kurti do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid”, thuhet në njoftimin e Zyres së Kryeministrisë.
Ndryshe, Spanja është një ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.
“Në Kongresin Ndërkombëtar Socialist, unë theksova se partitë socialiste dhe socialdemokrate duhet të tubojnë botën kundër përsëritjes së valës fashiste”, ka shkruar Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti.
At the Socialist Int'l Congress, I emphasized that socialist & social-democratic parties should rally the world against the recurrence of the fascist tide.https://t.co/F4Ym690ma6
— Albin Kurti (@albinkurti) November 26, 2022




















